Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Debate mes Ndrecës dhe Vokshit, socialisti: Po intimidoni dëshmitarin


Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi është shoqëruar me debate të forta mes dy kampeve politike.

Teksa ish-anëtari i Komisionit, Genc Byrazeri po u përgjigjej pyetjeve, ka qenë nënkryetari, deputeti socialist Plarent Ndreca, që i tërhoqi vëmendjen kryetares, deputetes së PD-së, Albana Vokshi, se po bënte pyetje duke shkelur ligjin dhe intimiduar dëshmitarin.

Kjo ndërhyrje solli edhe debate të forta për disa minuta, duke bllokuar dëshminë.

 

Pjesë nga debati:

Ndreca– Po bën pyetje intimiduese ndaj dëshmitarit Byrazeri. Pyetjet e tua janë intimiduese, orientuese, sugjestionuese dhe që kërkojnë përgjigje te caktuara. S’mund të bëhet sipas qejfit…

Vokshi- Ju punoni me mesazhe!

Ndreca- Me mesazhe punoni ju, unë s’punoj me mesazhe. Ke bërë 3 herë të njëjtën pyetje, nuk lejoj të bëhen këto pyetje që e drejtojnë dëshmitarin në përgjigje të caktuara, se e kufizoni.

Vokshi– Unë lexova ligjin, po pyes Byrazerin për marrëveshjen e bërë për firmosje të procesverbaleve, informim për publikun

Ndreca– Ke 20 minuta që flet, s’ke të drejtë të pakufizuar fjale, janë të drejta të kufizuara dhe po përmend ligjin.

Vokshi– A mund të mbarosh?

Ndreca– A do bësh mbledhje? Kur mbaroj e di unë, nuk më thua dot mua të mbaroj. Lëri këto sjellje, se s’janë të hijshme, mbaroj kur e gjykoj unë. Dua dinjitet për dëshmitarin dhe ne e përdhosim se është turp!

Vokshi– Mos ma ngri zërin!

Ndreca- E ngre qe ç’ke me të, s’të marr leje ty, këtë instrument kam, zëri e qytetarëve shqiptarë!

Vokshi– Po bërtet, mos ma ngri zërin mua…!

Ndreca– Mos ndërhyni! Çdo dëshmi është e pavlefshme, e thotë ligji, po orientoni dhe intimidoni.

Vokshi– Ëhë…

Ndreca- Ëhë, uhu, nuk është argument dhe s’i shkojnë kryetares se Komisionit!

Vokshi– Po s’po e lë, po boll pra…