Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Besohet se në qendër të bisedës ka qenë aleanca parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të verës së ardhshme për të përgatitur formën e bashkëpunimit.
Pritet që kandidatë të PL-së të jenë në listat e PD-së por numri i tyre nuk dihet ende.
Në zgjedhjet e fundit lokale, teksa Berisha e Basha ishin të përfshirë në luftën ligjore për vulën e simbolet e PD-së, kandidatët e grupimit të Berishës garuan në koalicionin “Bashkë Fitojmë” me PL-në e Metës.