Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Shkodër përmbyt qytetin


Rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës janë përmbytur mbrëmjen e sotme si pasojë e motit të keq, duke shkaktuar probleme në disa zona.

Uji ka përfshirë Bulevardin “Skënderbeu”, Sheshin “Isa Boletini”, Sheshin “Demokracia” dhe zonën pranë Urës Dërvishbeg. Për më tepër, disa fshatra janë pa furnizim me energji elektrike për shkak të kushteve atmosferike.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka dhënë një deklaratë lidhur me situatën, duke theksuar se të gjitha akset rrugore në qytet janë të kalueshme.

Reagimi i Bashkisë Shkodër:

Në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu ju bëjmë dije se:

– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës

– Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg

– Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake.

– Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen.

– Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike

– Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.