Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes të rinjve në Vlorë, plagoset me thikë 23-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kotë të Vlorës, ku një konflikt për motive të dobëta ka rezultuar në plagosjen e një të riu.

Shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë 23-vjeçarin K. Sh., i cili aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në spital.

Pas incidentit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur operacionin për kapjen e autorit të dyshuar, duke krehur zonën për të gjetur E. H.

Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.