Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të Sarandës.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 19:10, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R. dyshohet se ka plagosur me thikë 38-vjeçarin M. D. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.