Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në mbi 558 numri i të vrarëve në Liban nga sulmet izraelite


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, më shumë se 558 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga e hëna. Këto sulme janë konsideruar si dita më vdekjeprurëse për Libanin që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1990, raporton BBC.

Sulmet ajrore izraelite ndaj Hezbollah-ut kanë vazhduar gjatë natës, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në jug të Libanit.

Hezbollah ka qëlluar dhjetëra raketa drejt veriut të Izraelit këtë mëngjes, me shumicën e tyre që janë kapur nga sistemet mbrojtëse të IDF, por ka pasur disa dëme në ndërtesa.

Sulmet përgjatë kufirit Liban-Izrael janë intensifikuar që nga sulmet e 7 tetorit, dhe Hezbollah ka deklaruar se sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë deri sa të arrihet një armëpushim në Gaza.

Frika nga një konflikt rajonal në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme është rritur pas një serie shpërthimesh ndaj anëtarëve të Hezbollah-ut.