Një makinë është shkrumbuar në Sarandë.
Mjeti ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit ndërsa fatmirësisht drejtuesi ka mundur të dalë jashtë në kohë.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende po paraprakisht dyshohet se mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.