Një aksident i ka marrë jetën një 46-vjeçari në Vlorë teksa lëvizte me biçikletë.
Një makinë e markës “Lexus” që drejtohet nga 32-vjeçari K.C përplasi shtetasin D.K i cili nga dëmtimet e marra ndërroi jetën në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia.
“Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë