Vendosni fjalën kyçe....

Balliu akuza SPAK-ut: Shpëtoi Olta Xhaçkën, nuk heton Ballukun e Veliajn


Klevis Balliu u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë rezistencën kundër asaj që e quajti qeverisja kriminale e kryeministrit Rama.

Në protestën para bashkisë Sekretari Organizativ tha se SPAK-u që akuzon kreun e opozitës Berisha, shpëton ish-ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka e bashkëshortin e saj, nuk heton ministren e Infrastrukturës Balluku dhe as kryebashkiakun e Tiranës.

“Kemi parë në media sesi buratinë të Ramës, që thonë këta janë opozita që nuk bëjnë asnjë betejë për qytetarët po hedhin vrer ndaj çdo beteje që bëhet kundër qeverisë së krimit. Sot ka nevojë më shumë se kurrë të bëjmë betejë për drejtësinë, kundër aferave koruptive, sepse sot nuk ka drejtësi, nuk ka gjyqtarë e prokurorë që dalin kundër qeverisë kriminele. A e patë sesi SKAP-i e shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e saj. A e keni parë sesi SKAP-i nuk heton Belinda Ballukun që ka 75% të fondeve qeveritare. Ae keni parë sesi Erion Veliaj e quan kolegë SKAP-in. Që ka arrestuar të gjithë drejtorët e bashkisë po nuk e heton Erion Veliajn. Tani dalin disa pseudoanalistë të bashkuar nga Rama që dalin e thonë ja u bë drejtësia pasi po arrestohen edhe nga PS-ja dhe duhet arrestuar edhe Sali Berisha.” – tha Balliu.