Vendosni fjalën kyçe....

Çështja “Partizani” shkon në GJKKO, Berisha: Piramidë mashtrimi e falsifikimi të dokumenteve


Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani” dhe i ka dorëzuar aktet avokatëve të të pandehurve. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi këtë veprim si një akt të paprecedentë, duke e konsideruar atë një “piramidë mashtrimi” dhe falsifikimi dokumentesh.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se, pavarësisht zgjatjes së hetimeve, nuk është gjetur asnjë provë që e inkriminon atë ose dhëndrin e tij. Ai e quajti këtë një veprim të turpshëm të “narkoshtetit shqiptar”, duke përmendur akuzat për korrupsion pasiv dhe larje parash.

“Sot, Rama dhe njerëzit e tij dorëzuan dosjen për klubin Partizani, pa asnjë provë që na fajësonte. Ky akt do të gdhendet në histori si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri,” deklaroi Berisha. Ai shprehu besimin se ata që porositën hetimet do të mbajnë turpin për këtë proces.

Sot Rama, kreu i narkoshtetit Shqiptar, Altini i pyetjes 1 mln euro dhe 3 apartamenteve, ndrikulla e bandave të rrezikshme, dorëzuan avoketërve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për mua dhe të njejtën, plus larje parash për dhëndrin tim.

Akt i paprecedentë i bazuar në një piramidë mashtrimi e falsifikimi dokumentesh. Do të gdhendet në kohë si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.

Ata që porositën hetimet nuk gjetën asnjë provë e fakt që na fajësonte. Atyre do u mbetet turpi për aktet e tyre”, tha ai.