Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtimi i ter Stegen, Barcelona në bisedime me Szczesny


Pas lëndimit të portierit kryesor Marc Andre ter Stegen, Barcelona ka filluar ‘gjahun’ për portierin e ri që do ta zëvendësoj gjermanin.

Sipas raportimeve ai nuk do të jetë në gjendje të luaj më këtë sezon kurse La Liga, katalanasve ia ka mundësuar që të transferojnë një portier ani pse merkato është e mbyllur

Për Barcelonën opsioni kryesor është polaku, Wojciech Szczesny i cili dy muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së tij.

Mirëpo dëshira e madhe për t’iu bashkuar klubit spanjoll e ka bërë që të rikthehet edhe nga pensionimi.

Portieri polak ka konfirmuar se është në bisedime me Barcën gjatë ditës së sotme në një intervistë.

“Barça është një nga klubet më të mira në botë, ne jemi në bisedime”, ka thënë për Diario Sport.

“Do të ishte mungesë respekti nëse nuk do ta merrja në konsideratë këtë opsion”, vazhdoi polaku.

Szczesny karrierë ka bërë tek Juventusi, Roma e Arsenali.