Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Shkodër e Tiranë, humbin jetën dy persona


Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndodhur në Shkodër e Tiranë.

Në Shkodër ka ndërruar jetë 51-vjeçari Nikollë Lekndrejaj, efektiv i Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj në prët e para të mëngjesit ku efektivi që po udhëtonte me motor ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal.

“Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.” – njofton policia.

Në Tiranë pas përplasjes së një makine me një motor ka gjetur vdekjen 36-vjeçari Y.L. i cili drejtonte motorin.

Aksidenti ka ndodhur në Valias ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.S. është shoqëruar nga policia.