Policia ka arrestuar Gentian Kadillarin alias Endri Zyli Imeraj, 46 vjeç, i dënuar nga autoritetet italiane me 5 vite e 11 muaj burg për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara”.
Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 5”, i finalizuar nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë. Kadillari u kap në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, pas informacioneve të marra mbi vendndodhjen e tij.
Njoftmi i policisë:
Finalizohet nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Wanted 5”.
I dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 46-vjeçari.
Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 5”.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Don Bosko” dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.