Vrasja e komandantëve të Hezbollahut nuk do ta gjunjëzojë organizatën e mbështetur nga Irani. Kështu është shprehur Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi Izraeli goditi figura të larta të Hezbollahut gjatë ditëve të sulmeve ajrore shkatërruese në të gjithë Libanin.
Khamenei gjithashtu akuzoi Izraelin për vrasjen e civilëve sepse nuk ishte në gjendje të mposhtte armiqtë e tij.
“Po, ata (Izraeli) po lëndojnë (Hezbollahun). Disa nga elementët efektivë dhe të vlefshëm të Hezbollahut u martirizuan; ishte një humbje, por kjo nuk ishte një humbje që shkatërroi Hezbollahun. Forca organizative dhe njerëzore e Hezbollahut është shumë më shumë se këto fjalë, autoriteti, aftësia dhe forca e tyre janë shumë më tepër se këto fjalë për t’u prekur seriozisht nga këto humbje nuk ka asnjë dyshim për këtë, prandaj ata kanë fituar deri më tani, dhe me hirin dhe fuqinë e Zotit, fitorja përfundimtare në këtë betejë i takon rezistencës dhe frontit të Hezbollahut”, tha Ajatollahu.
Ofensiva e re e Izraelit kundër Hezbollahut ka vrarë 569 njerëz që nga e hëna sipas ministrit të shëndetësisë të Libanit. Sulmi më vdekjeprurës në Liban në gati dy dekada pason gati një vit luftë midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza. Khamenei fajësoi Uashingtonin për përshkallëzimin në Liban.
“Amerika qëndron pas (Izraelit), amerikanët thonë: ne nuk jemi të përfshirë, nuk kemi informacion, ata thonë të kundërtën! Ata e dinë, janë të përfshirë dhe kanë nevojë për fitoren e regjimit sionist. Në zgjedhjet, qeveria aktuale amerikane duhet të tregojë se ka mbështetur regjimin sionist dhe ka fituar”, tha ai. Irani ka qenë aleat i Hezbollahut që nga krijimi i grupit të armatosur libanez në 1982.