Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për herë të parë lidhur me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi. Ajo ka theksuar se nuk ka kompetencë për këtë çështje në këtë fazë, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, të sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagim.