Vendosni fjalën kyçe....

Reagimet për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Kam dëgjuar çudira të jashtëzakonshme


Kryeministri Edi Rama nga SHBA ka komentuar idenë e krijimit të Shtetit të Urdhrit të Bektashi duke theksuar pasurinë historike dhe kulturore që përfaqëson ky urdhër për Shqipërinë.

Gjatë një konference për media, ai shprehu habi për “çudirat” që ka dëgjuar në lidhje me këtë çështje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtij komuniteti.

Rama, i cili vetë është katolik vuri në dukje se Urdhri Bektashi ka një rol të veçantë në historinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një “pasuri” për kombin. 

“Prej kaq shumë vitesh jam mësuar se kur them diçka të re, dëgjoj shumë çudita por si këtë herë asnjëherë. Këtë herë kam dëgjuar çudira të jashtëzakonshme, më shumë më ka habitur se çfarë padie e jashtëzakonshme ekziston për Urdhrin Bektashi.

Unë lexoj dhe informohem. Çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, rolin që ka patur dhe çfarë pasurie e madhe është për kombin tonë.

Personalisht jam katolik. Kam pasur fatin ta kem gruan myslimane. Dy kalamaj i kemi ortodoksë. Djali 10 vjec do ta vendosë vetë. Të thuash shtet islamik, po flet me një imagjinatë.

E dyta thënë kjo për çfarë përfaqëson urdhri i bektashinjve si pasuri historike dhe kulturore. Janë dhe tre komunitete. Çfarë i bashkon dhe i ndan.

Janë pjesë e tre komuniteteve të shtrira në të gjithë dynjanë. Ky tjetri është një komunitet si jetim.

E ka qendrën e vetë botërore në Shqipëri. Këtë se kam bërë unë, e ka. Atëherë këto të tre të tjerët kanë jetën e tyre, hapësirën e tyre shumë të madhe. Kanë rrugë ne  tyre të sigurt dhe kanë mbështetje nga të gjitha anët dhe e kanë të ardhmen e garantuar.

Ky tjetri është një komunitet që mbahet me mundime të mëdha dhe që e ka kapacitetin e rrezatimit shumë të ulët sepse kaq fuqi ka. Kemi në interes ta ruajmë këtë pasuri, apo t’ia lëmë fatit.

Për pak dekada do të ketë njerëz që për shkaqe historike që do i përkasin, por nuk do të ketë më sepse fuqia për t’i prodhuar do mungojë.

Ndërsa të tjerët i shkollojnë, imamët i shkollojnë. Po këta kush do ti shkollojë? Mbi të gjitha çfarë do të thotë të krijohet një entitet sovran. Do të thtotë që statusi i urdhrit të ngrohet në nivel maksimal dhe të kem rrezatim përtej atij perimetri të pronës së vetë. Janë në pronën e tyre ata.

Ua mori komunizimi. Ky është një status si përfaqësim diplomatik. Është normale që të kenë shtetas, por ajo që është për të qesh dhe për të qarë është që çfarë nuk fantazojnë.

Thonë është plan i Serbisë, që të bëhet shteti këtu dhe më pas një shtet ortodoks në Kosovë. Bëhet fjalë për një thesar që nuk mund ta lëmë të tretet. Janë si jetim. Janë jetimët e Shqipërisë”, tha Rama.