Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se mori ryshfet për ndërtimin pa leje, pranga punonjësit e IKMT-së në Elbasan


Një punonjës i IMT-së është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka marrë ryshfet lidhur me një ndërtimin e një objekti pa leje.

Në pranga ka rënë 51-vjeçari me iniciale G.B. pasi sipas prokurorisë në muajin prill ka marrë një ryshfet për një ndërtim pa leje.

“Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.