Vendosni fjalën kyçe....

Aurora Polo emërohet drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Pezës


Aurora Polo është emëruar drejtore e komanduar e RTSH-së duke zëvendësuar ish-drejtorin e dorëhequr Alfred Peza.

Polo ka qenë më herët drejtuese e “Albafilm” si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Alfred Peza u dorëhoq më 6 shtator nga posti që mbante prej disa muajsh.

Ai u akuzua nga punonjës e ish-punonjës të RTSH-së për abuzim me detyrën si dhe nga opozita për nepotizëm dhe shkarkime të paligjshme në institucion.