Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Basha, ka denoncuar vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët për të siguruar barnat dhe shërbimet shëndetësore.
Ai shkruan se 33% e tyre nuk blejnë dot barnat që nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore ndërsa shumë barna që rimbursohen janë të cilësisë të dobët dhe nuk përfshijnë sëmundje që kanë kosto të lartë trajtimi.
Ai akuzoi qeverinë si përgjegjëse teksa shtoi se qytetarët paguajnë nga xhepi 60% të kostove shëndetësore, përqindja më e lartë në rajon.
“Një qeveri që punon vetëm për vete, nuk ka interes shëndetin e qytetarëve. Sot shqiptarët e kane gjithnjë e me te veshtire te blejne ilaçet e nevojshme për tër kuruar semundjet e tyre e të pamundur të marrin sherbimin e nevojshëm shendetësore. Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në rajon që përballen me vështirësi për blerjen e barnave dhe shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shëndetësore. 33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë barnat që nuk mbulohen nga sekma e sigurimeve. Ndërkohë barnat që mbulohen nga skema e sigurive, janë të një cilësie të dobet dhe nuk mbulojnë shumë sëmundje ku kosto e ilaceve është e lartë. Korrupsioni, keqmenaxhimi dhe prioritetet e gabuara kërcënojnë shëndetin e qytetarëve, që sot paguajnë 60% të shërbimeve shëndetësore nga xhepi.” – shkruan Basha.
Basha shtoi se Demokratët Euroatlantikë kanë në program të garantojnë shërbim shëndetësor bazuar në nevojat e qytetarëve.
“Shqipëria meriton më shumë, prandaj programi i Demokratëve Euroatlantikë shërbim shëndetësor do të jetë sipas nevojës dhe jo sipas xhepit. Me kartën e shëndetit për çdo qytetar, do të mundësohet akses dhe shërbim shëndetësor njësoj si në spitalet publike, ashtu dhe në ato private. Me programin “mjekim sipas diagnozës” do t’i jepet fund listës abuzive të rimbursimit dhe abuzimit të mafias së barnave me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Shqipëria meriton më shumë!”