Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Me dënimin e Salianjit, Rama dëshmoi se për mandatin e katërt do persekutojë opozitën për të marrë fitoren


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi dënimin e Ervin Salianjit si goditjen e kreut të qeverisë ndaj opozitës shqiptare.

Sipas Berishës me këtë veprim, Rama dëshmon se për mandatin e katërt nuk do mobilizojë vetëm bandat, miliona euro e patronazhistë por do burgosë edhe persekutojë opozitën.

“Dënimi i sotëm është goditja e radhës që kreu i narkoshtetit shqiptar i bën opozitës shqiptare, goditja e radhës që krimi i jep antikrimit, goditja me të cilën Rama dëshmon se kësaj here për mandatin e tij të katërt, ai nuk do mobilizoj vetëm bandat, qindra milionë euro e patronazhistët, por do burgosë dhe persekutojë opozitën, atë mandat kërkon ta marrë me çdo kusht”-deklaroi Berisha.