Vendosni fjalën kyçe....

Braçe zbulon grupet armiqësore: Turizmi nën atak nga grupe të posaçme të huaja keqdashëse


Deputeti i PD-së Erion Braçe tha se ka pasur sulme të organizuara ndaj turizmit në Shqipëri.

Kreu  i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, që në tetor do nisë seancat dëgjimore, tha se turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse.

“Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe tashmë është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe.” – tha Braçe.

Opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të komisionit.

Braçe shtoi se një delegacion i BE-së do jetë në mbështetje të punës së komisionit.