Vendosni fjalën kyçe....

Dënimi i Salianjit, Noka: Vendimin për kolegun e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit burg ndaj Ervin Salianjit.

Noka u shpreh se vendimin ndaj Salianjit e dha Rama dhe jo ligji.

“Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri.

Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij.

U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës.

Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor”, tha Noka.