Vendosni fjalën kyçe....

Dënimi i Salianjit, pas Grupit Parlamentar, PD mbledh me urgjencë Kryesinë


Pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg nga Gjykata e Apeli, Partia Demokratike është vënë në lëvizje, pasi ka thirrur sot Kryesinë në një mbledhje urgjente sot në orën 20.00 ku edhe do të përcaktohet aksioni politik i demokratëve.

Më herët u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar demokrat por pa u marrë një vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim.

Ditën e nesërme, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të merret një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.

Ndër vendimet që pritet të merren mund të jetë kushtëzimi i raporteve me Kuvendin. Mjaft zëra në PD propozojnë reagim të fortë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë.