Vendosni fjalën kyçe....

“Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë” – Zyrtarja e ambasadës amerikane


Zyrtarja e ambasadës amerikane Kathryn Hammond tha sot se Uashingtoni mbështet përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Ajo e bëri deklaratën në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendi mes kryetares Spiropali e drejtuesve të institucioneve të pavarura.

“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura. Organizata të shoqërisë civile përfshirë OJF, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme angazhimi i tyre garanton që interesa të caktuar të qeverisë të çojë në rezultate të caktuara.” – tha ndër të tjera Hammond.