Ish deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, i ftuar në podcastin “Të pashoq” të transmetuar te Pamfleti, ka hedhur akuza drejt ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me paktin për kodin zgjedhor me kryeministrin Rama në vitin 2008.
Përgjatë emisionit, Murrizi i indinjuar u shpreh se kjo që ka bërë Berisha ka qenë një gabim fatal për PD-në, pasi në të gjitha zgjedhjet kjo parti ka humbur.
Sipas Murrizit, PD-ja fitoi zgjedhjet në vitin 2005 pasi sistemi ishte i barabartë, ndërsa me paktin e vitit 2008, ka katër palë zgjedhje që kjo parti nuk fiton dhe kjo sipas tij, duhet ti rëndojë si gur në qafë Sali Berishës.
Ai tha se PD, ka marrë më shumë deputetë në vitin 97’ sesa në zgjedhjet e vitit 2013 apo 2017.
I pyetur në studio në lidhje me parashikimin e kryeministrit Rama për mandatet e opozitës në zgjedhjet e 2025-s, sa ato të 97’, ish deputeti Murrizi u shpreh se Edi Rama nuk e ka haberin se çfarë ndodhte në 97-ën, pasi ai ka qenë refugjat dhe u kthye vetëm në sajë të ish kryeministrit Nano.
Murrizi: Unë sjam dakord me Berishën që tha një deputet është kryetar i partisë, i kujt partie? Me 45 mijë vota, 4 deputetë nxjerr. Ti pretendon të marrësh 74, jo 4. Deputeti të jetë i qytetarëve, kandidati të jetë i partisë. Ske pse bën akrobaci, të thyesh shtyllën kurrizore për të mbrojtur një Pazar të pistë të kodit zgjedhor me Ramën. Jo çdo gjë që ka bërë Berisha është e mirë. S’është hyjnor Sali Berisha, është njerëzor dhe unë i kam besuar si njerëzor, jo si hyjnor. Se kam tempull unë Sali Berishën. Siç kam besuar Azem Hajdarin 3 muajt e parë, Eduart Selamin, Sali Berishën, Drtitan Shehun, Lulzim Bashën. Partia është shoqëri aksionere, mbledh aksionerët dhe zgjedh 1 administrator. Nëse e nxjerr kompaninë me humbje, atëherë ik, hap krahun. Pra me këtë ligj zgjedhor, që Berisha këmbëngul se ka bërë një gjë të mirë, por në fakt nëse ka një gabim që duhet t’i rëndojë gur në qafë Berishës sa të jetë gjallë, është pazari me Ramën i 2008. Ske fituar asnjë palë zgjedhje.si qëndron besnik kot? Me atë njeriun e unit? Jo, ftillohu! Edhe për Berishën nuk është turp të thotë që kam gabuar, siç thotë për Lulin, por ke gabuar këtu, ke marrë në qafë demokratët. Ke katër palë zgjedhje që ke humb me këtë ligj, sepse nuk është ligj që të favorizon ty. Ke humbur në 2009, 70 deputët morëm, që u desh LSI-ja, edhe ndodhi 21 janari. Ke humbur në 2013 me 56 deputetë. Në 2017, 47 deputetë, në 2021, 59 deputetë. Këta që i fryjnë në vesh këtij, këta kërminj, në cilën parti,në 34 vjet kanë humbur në të gjitha këshillat lokale sa herë kanë votuar partitë. Se e djathta me të majtën ndahen nga vlerat e individit dhe vlerat e tufës. Të votosh për partinë është tufë dhe të kesh garë me individin, ke fituar zgjedhjet e 92’, e kam qenë në garë me maxhoritarin, ke fituar në 96’, ke marrë në 97’ më shumë seç more në 2013 apo 2017. Ke fituar në 2005, se ishte kokë më kokë sistemi.
Pyetje: A mund të shkojë puna që të ketë të drejtë në fund kryeministri Rama për mandatet e opozitës në 2025 sa ato të të 97’? a ka ndonjë shnas ky parashikim i tij?
Murrizi: E para Rama nuk ka qenë pjesë e politikës në 97’. Nuk e di se çka ndodhur në atë kohë, sepse ka ikur në shkurt a në mars, ka shitur ikona dhe piktura deri kur e mori Nano dhe e solli ministër kulture, mbas xhenazesë së të atit. Unë kam qenë deputet.
Po çfarë ka ndodhur e di ai.
Murrizi: Nuk di asnjë gjë ai. Ka qenë refugjat. As celular skishte, nëpër kazanët e plehrave rrinte, me cilin fliste ai?
Pse më vonë nuk e mori vesh ai?
Murrizi: Jo. Sa erdhi nuk mori vesh gjë ai, sepse erdhi i uritur shumë dhe filloi. Ka pasur shtatë çështje në prokurorinë e Tiranës ai. Dhe kur u bë kryetar i Partisë Socialsite, bëri diçka si me klering, që atë që e ndihmoi gjatë çështjeve, bëheni deputet. Shtatë çështje si ministër Kulture për dy vjet.