Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për Salianjin, Kryemadhi: Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik s’ka vend në demokraci


Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin demokrat Ervin Salianji, duke e cilësuar situatën si një absurd që po vendoset me logjikë politike. Ajo theksoi se “burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci”.

Ajo u shpreh se çdo përpjekje për të hedhur dritë mbi të vërtetat që prekin stabilitetin kriminal mund ti shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.

“Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.

Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.

Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime”, u shpreh Kryemadhi.