Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit heqje lirie. Ajo e cilëson këtë vendim si një sulm të hapur ndaj opozitës dhe një rrezik për demokracinë në vend.
Sipas Zhupës, vendimi nuk është vetëm një ndëshkim për Salianjin, por një sinjal për të gjithë ata që guxojnë të denoncojnë korrupsionin dhe abuzimet e qeverisë.
“Ervini Salianji goditet për ti rrëmbyer mandatin, për ta hequr nga fushata si drejtues politik në Elbasan. Deputeti nuk mund të gjykohet nga gjykatat e zakonshme, këto marifete për të dënuar një drejtues të opozitës, janë prova të luftës politike.
Të denoncosh me fakte dhe prova nuk është vepër penale.
Të çosh para drejtësisë trafikantët e drogës nuk është vepër penale.
Të mbrosh interesin publik nuk është vepër penale.
Harrojeni, se na mbyllni gojën, se e ndalni opozitën!”, shkruan Zhupa.