Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: PD nuk ka dalë kurrë bllof me asnjë denoncim të saj


Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur akuza të rënda ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës në lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit. Ai theksoi se rasti i Salianjit është një goditje e drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët, duke e krahasuar situatën me skenarë që ndodhin vetëm në vende si Rusia.

Bardhi u shpreh se Taulant Balla nuk është thirrur nga SPAK, pavarësisht se ai ka pranuar njohjen e një personi të paidentifikuar në këtë dosje. “Keni dëgjuar ndonjëherë SPAK ta thërrasë? “pyeti ai.

Ai vazhdoi të theksojë se asnjë denoncim nga Partia Demokratike nuk ka dalë si bllof, duke sjellë shembuj të rastit të Elvis Rroshit dhe Saimir Tahirit. “E vërteta vonon, por del në sipërfaqe. Sot jemi të gjithë Ervin Salianji,” përfundoi ai.

“Më gjeni një vend ku ndodh diçka e tillë përjashto Rusinë. Tentuan të njëjtën gjë, keni dëgjuar ta thërrasin Ballën në SPAK. Tha e di të paidentifikuarin në dosjen e Xibrakës. E di kush është. Keni dëgjuar SPAK ta thërras. Kush është meqë je ministër? Plani ishte të gjeni një aktor dhe ta bënin Ols, siç gjetën një aktor dhe e bënë Geron.

Nuk ka dalë kurrë bllof PD me asnjë denoncim të saj. Kështu na thonin kur thoshim që Elvis Rroshi është kriminel i dënuar. Pastaj thonin nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Kështu thoshin dhe për Saimir Tahirin. E shpallën kampion Tahirin së bashku me kushërinjtë. E vërteta vonon por del në sipërfaqe. Nuk ka PR që llumin ia kthen në ar. Sot jemi të gjithë Ervin Salianji.

Deputeti Salianji ka dorëzuar një amendament që asnjë deputet i Kuvendit të përfitonte nga amnistia. Kërkesa është në Kuvend, sepse deputetë nuk e bëjnë amnistinë për veten e tyre por e bëjnë për qytetarët. Ka dorëzuar amendament që nga amnistia të përjashtohet çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë.”