Vendosni fjalën kyçe....

Kapsula e vetëvrasjes çon në arrestime në Zvicër


Policia në Zvicër njoftoi disa arrestime të martën pasi kapsula e diskutueshme “Sarco”, e mbiquajtur “kapsula e vetëvrasjes”, u përdor për t’i dhënë fund jetës së një gruaje amerikane në përdorimin e parë të dokumentuar të pajisjes.

“Sarco”, shkurt për sarkofag, është një kapsulë e ndërtuar për t’u operuar nga një person i cili mund të hyjë në të si brenda një arkivoli, të shtrihet dhe të shtypë një buton. Pajisja më pas ul me shpejtësi nivelin e oksigjenit dhe pompon nitrogjen, duke çuar në vdekjen e përdoruesit nga hipoksia.

Sipas një deklarate të publikuar nga departamenti i policisë Schaffhausen, kapsula u vendos në mënyrë të paligjshme në pyjet e komunës Merishausen të hënën. Prokurorët kanë nisur procedimin penal kundër disa personave të dyshuar për “nxitje dhe ndihmë të vetëvrasjes”. 

Një zëdhënës i grupit “Last Resort”, i cili qëndron pas përdorimit të kapsulës, ka shpjeguar se pajisja është përdorur për një grua 64-vjeçare amerikane, e cila kishte vuajtur nga një sëmundjë e rëndë. Ai shtoi se gruaja kishte bërë një regjistrim audio duke deklaruar dëshirën e saj për të vdekur dhe kishte kaluar një vlerësim psikiatrik përpara se t’i jepte fund jetës së saj.

Zëdhënësi tha gjithashtu se gjithsej katër persona janë arrestuar që nga përdorimi i capsules, bashkëpresidenti i kompanisë Florian Willet, së bashku me një gazetar holandez dhe dy shtetas zviceranë. Ai shtoi se Willet ishte i vetmi person i pranishëm kur gruaja i dha fund jetës.

Në një deklaratë zyrtare nga The Last Resort, Willet e përshkroi vdekjen e gruas amerikane si “paqësore, të shpejtë dhe dinjitoze”.

Philip Nitschke, shpikësi i “Sarco”, i cili vëzhgoi vdekjen e gruas përmes një monitori, u tha mediave holandeze se procesi “shkoi mirë”, duke shtuar se “dukej saktësisht siç prisnim”.

“Kur ajo hyri në Sarco, ajo shtypi menjëherë butonin. Ajo nuk tha asgjë. Ajo me të vërtetë donte të vdiste”, tha aktivistja australiane për vetëvrasje dhe presidente e grupit Exit International pro-eutanazisë.

Zvicra është një nga vendet e pakta në botë ku vetëvrasja e asistuar legalizohet, por vetëm në kushte specifike. Në korrik, qeveria zvicerane ndaloi në mënyrë të qartë përdorimin e “Sarco” duke përmendur mungesën e informacionit të besueshëm në lidhje me metodën e përdorur. Prokurorët paralajmëruan Exit Sëitzerland se nëse përdoret pajisja mund të çojë në “pasoja të rënda ligjore” dhe mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.