Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri britanik ngatërron pengjet me salçiçet (Video)


Kryeministri britanik Keir Starmer ka kërkuar që grupi i armatosur palestinez Hamas të lirojë “salçiçet” që mbahen në Gaza, në vend të pengjeve.

Starmer bëri gafën teksa po fliste për luftën mes Izraelit e Hamasit gjatë një fjalimi në konferencën e Partisë Laburiste në Liverpool të martën.

“Unë bëj thirrje sërish për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, kthimin e salsiçeve”, tha kryeministri duke duartrokitur nga turma.

Ai u korrigjua shpejt, duke e bërë të qartë se në të vërtetë po fliste për “pengjet”.

Përdoruesit në X sugjeruan se gabimi i kryeministrit ishte sepse ai ishte “pak i uritur” ose po mendonte se çfarë kishte ngrënë për mëngjes.

Një komentues argumentoi se Hamasi nuk do kishte problem të kthente “salçiçet” pasi ata janë myslimanë dhe nuk hanë mish derri.

Sipas Starmer, qeveria britanike mbështet një zgjidhje me dy shtete për krizën, e cila përfshin “një shtet të njohur palestinez së bashku me një Izrael të sigurt”.

Të paktën 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng gjatë inkursionit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Të paktën 97 robër thuhet se mbahen ende në Gaza.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës sugjerojnë se pothuajse 41,500 njerëz janë vrarë dhe mbi 96,000 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore dhe ofensivën tokësore të nisur nga Izraeli pas sulmit të Hamasit.