Në selinë e PD po mbahet mbledhja e grupit parlamentar.
Kreu i grupit Gazment Bardhi, ka kërkuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit dhe ngujimin e grupit të PD në selinë blu për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.
Ai ka kërkuar që të mos pranohet vendimi i Apelit të cilin e ka konsideruar të padrejtë.
“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, mësohet të ketë thënë ai sipas gazetarëve në media.