Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se tashmë në spitalin Memorial të Fierit kryhen me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.
Rama në statusin e tij shkruan se deri më tani 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.
Postimi i plotë i Ramës:
#RESPEKT🤍
✅Në spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku, si dhe teknikëve profesionistë, janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale👏👏👏
👨👩👧👧 Rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar🤝
✅Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore👨⚕️👩⚕️