Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të shfaqet këtë pasdite pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg.
Salianji do të paraqitet në ambientet e Policisë në orën 16:45 të kësaj të premte sipas BalkanWeb .
Ndërkohë, mbështetësit e PD kanë organizuar një protestë për të mbështetur deputetin. Një mesazh është shpërndarë në telefonat e aktivistëve, ku i fton ata të mblidhen para Drejtorisë së Policisë në orën 17:00.
“Goditja që i bëhet Salianit është goditje për të gjithë qytetarët e këtij vendi,” theksohet në mesazhin që është dërguar mbështetësve të opozitës.
“Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent. Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji. Goditja që i bëhet Salianit është goditje që i bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mirë u takofshim”, thuhet në mesazhin e mbërritur në telefonat e mbështetësve të opozitës.