Vendosni fjalën kyçe....

Salianji mbërrin në Policinë e Tiranës për t’u vetëdorëzuar


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për t’u dorëzuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë.

Para dorëzimit, Salianji është takuar me mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër burgosjes së tij. 

Salianji theksoi se do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën dhe për interesin publik.