Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: PD do depozitojë në SPAK kallëzim për falsikimin e çështjes ndaj meje


Deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme deklaroi se selia blu do depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes ndaj tij.

Ai tha se ndaj ish-ministrit të Brendshëm e deputetit të PS-së Fatmir Xhafaj duhet të kishte nisur hetim pasuror si subjekt i ligjit antimafia duke qenë se i vëllai Agron Xhafaj është i dënuar për trafik droge në Itali.

“I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën. Nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn”, tha Salianji.