Vendosni fjalën kyçe....

“S’do na e mbyllin dot gojën, Rama produkt i krimit dhe bandave” – Salianji


Deputeti i PD-së Salianji tha se sot është një çast i vështirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit dhe demkoracinë në vend.

Demokrati theksoi se ndërsa institucionet po bëhen gati të zbatojnë vendimin politik të Edi Ramës për izolimin e përndjekjen politike ndaj tij, asgjë nuk është mbyllur dhe asgjë nuk do i ndalojë demokratët në denoncimin e krimeve dhe luftën kundër qeverisjes arbitrare, të dhunshme, të korruptuar.

“Të dashur miq! Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet. Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin. Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë. Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.” – shkruan Salianji në Facebook.

Ai shton më tej se qeveria nuk do ia dalë kurrë t’i mbyllë gojën opozitës, demokratëve e qytetarëve të lirë të vendit. Salianji nënvizon se kryeministri Rama është produkt i krimit dhe i bandave dhe se opozita bashkë me qytetarët do ia dalë që të largojë të keqen që i ka zënë rrugën vendit.

“Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite. E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.  E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim. Falenderime.” – mbyll postimin Salianji.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Apeli e dënoi me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me audiopërgjimin ku u pretendua se shfaqej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.