Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka nxjerrë një urdhër për anulimin e mbledhjes së kryetarëve të parashikuar për datën 30 shtator.
Në urdhrin e publikuar nuk jepet data se kur do zhvillohet mbledhja e radhës. Gjithashtu nuk jepen arsyet për shtyrjen e mbledhjes.
Duket se shumica socialiste ka dashur të shmangë ballafaqimin me opozitën në Kuvend pasi edhe kërkesën për zhvillimin e mbledhjes urgjente të Këshillit të Mandateve nga ana e Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk u pranua.
Bardhi kërkoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për rastin e Ervin Salianjit të cilit do i hiqet mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit për shpalljen fajtor për “Kallëzim të rremë” për çështjen e njohur si “Babalja”.
Pas vendimit të djeshëm, Prokuroria e Tiranës nxorri ditën e sotme urdhrin për ekzekutimin e masës së arrestit për Salianjit i cili u dorëzua vetë në Drejtorinë e Policisë.