Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan, Donald Trump, u shpreh të premten në Nju Jork se ka marrëdhënie të forta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, dhe gjithashtu me presidentin rus, Vladimir Putin.
Këto deklarata erdhën gjatë një takimi me Zelenskyn, ndërkohë që lideri ukrainas kërkonte të forconte mbështetjen ndërkombëtare për vendin e tij, përcjell The Guardian.
Trump tha: “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Zelenskyn, por gjithashtu kam një marrëdhënie të mirë edhe me presidentin Putin.”
Ai shtoi se nëse ai fiton zgjedhjet, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës do të zgjidhet “shumë shpejt.”
Zelenskyy, duke iu përgjigjur komenteve të Trump për marrëdhënien e tij pozitive me Putin, theksoi se shpreson që marrëdhënia e tij me Trump të jetë më e mirë sesa ajo midis Trump dhe Putin.
Ky takim u zhvillua në Trump Tower, ndërsa bisedimet në Nju Jork për konflikte ndërkombëtare vijojnë, duke përfshirë çështjen e Ukrainës.