Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja”.
Vetëm 24 orë pas transferimit të tij në burgun e Fierit për të përmbushur dënimin e caktuar, Salianji reagoi përmes një postimi në Facebook ku u shpreh se ka gjithë energjinë e duhur për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar në luftë ndaj të keqes që mban këtë vend të mbërthyer prej 11 vitesh.
Ai falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe forcën që i kanë dhënë.
“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra.”