Vendosni fjalën kyçe....

Apple heq dorë nga investimi në OpenAI


Apple nuk është më i përfshirë në bisedime për të investuar në OpenAI gjatë raundit të ardhshëm të financimit të kompanisë.

Firma të tjera, si Microsoft (MSFT.O) dhe Nvidia (NVDA.O), kanë qenë gjithashtu në bisedime për të investuar. Microsoft pritej të investonte rreth 1 miliard dollarë, pas investimeve të mëparshme prej 13 miliardë dollarësh në OpenAI.

OpenAI nuk pranoi të komentonte, ndërsa Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për informacion.

Muajin e kaluar, Journal raportoi për herë të parë se Apple ishte në bisedime te vlerësonte kompaninë me mbi 100 miliardë dollarë si pjesë e përpjekjes së re të OpenAI për të mbledhur fonde.

Ky vlerësim i lartë është rezultat i garës për zhvillimin e teknologjive të inteligjencës artificiale./REUTERS