Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: PD në luftë ekzistenciale, Salianji kërkoi të vetëdorëzohej


Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj tha se Partia Demokratike sot është në luftë ekzistenciale dhe se po goditet nga të gjitha drejtimet.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”News 24, Gjekmarkaju shpreh se pavarësisht grupimit të PD-së për ngujim, ligjvënësi demokrat Ervin Salianji kërkoi të vetëdorëzohej.

“PD-së po i shpallet luftë ekzistenciale. Partia Demokratike sërish është e vendosur që të qëndrojë. Po goditemi nga lart-poshtë në të gjitha drejtimet. Opozita sot është e vetmja garante e lirive të shqiptarëve. Është e vetmja që kërcënohet, pasi bën denoncime.

Ideja për ngujim në selinë e PD erdhi nga Gazment Bardhi, pasi u kuptua se ai burg është për secilin për nesh. Këtu ka mllef dhe persekutim dhe kjo është ulëritëse. Kjo është një rezistencë për të kthyer demokracinë. Salianji kërkoi me forcë të vetëdorëzohej, tha se do të vuajë padrejtësinë e regjimit”, u shpreh Gjekmarkaj.