Vendosni fjalën kyçe....

Hezbollah konfirmon vdekjen e liderit Hassan Nasrallah pas sulmeve ajrore izraelite në Bejrut


Hezbollah ka konfirmuar vdekjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah, pas një serie sulmesh ajrore të kryera nga forcat izraelite në Bejrut.

Nasrallah, i cili për vite me radhë kishte qëndruar larg syve të publikut nga frika e një atentati nga Izraeli, ishte një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Sulmet ajrore kanë vazhduar edhe në jug të Bejrutit, ku mund të shiheshin pamje të tymit të dendur që ngrihej mbi disa zona të Dahieh të shtunën në mëngjes, përcjell BBC.

Sipas ushtrisë izraelite, operacionet janë zgjeruar në Luginën Bekaa, pasi u zbulua një raketë e lëshuar nga Libani.

Të premten, zyrtarët libanezë raportuan se gjashtë persona humbën jetën dhe 91 të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror.

 Ndërkohë, zyrtarët vendas thanë se afro 800 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Liban që nga e hëna.