Vendosni fjalën kyçe....

IDF godet qendrat e prodhimit të raketave të Hezbollahut në Libanin jugor


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se gjatë natës kanë goditur disa qendra të prodhimit të raketave dhe armëve të Hezbollahut në Luginën Beqaa të Libanit jugor. Ky aksion është pjesë e përpjekjeve për të parandaluar armatimin e grupit terrorist libanez.

Sipas ushtrisë izraelite, Irani ka në plan të kontrabandojë armë për Hezbollahun përmes kufirit lindor të Libanit. Dërgesat do të drejtoheshin në vendet e prodhimit, ku Hezbollah do të prodhonte armë të ndryshme, përfshirë raketat precize.

Këto sulme vijnë pas goditjeve të IDF-së të enjten te disa rrugëve dhe një ure në kufirin Liban-Siri, të cilat, sipas ushtrisë, përdoren nga Hezbollah për kontrabandën e armëve.

IDF është e angazhuar për të parandaluar çdo dërgesë armësh për Hezbollahun./The Time of Izrael