Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka përfunduar pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Para kthimit në Bruksel, ai u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në platformën X, Lajçak theksoi rëndësinë e ideve dhe rekomandimeve të Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, shkruan Lajçak.
And it’s a wrap for #UNGA this year! Before heading back to Brussels, I met with Kosovo’s President @VjosaOsmaniPRKS to discuss the state of play in the normalisation process. Appreciated her thoughts and recommendations how to implement the Ohrid Agreement. pic.twitter.com/NDDToSf4vW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024