Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se sulmi ajror izraelit në Bejrut, që la të vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ishte i justifikuar. Ai theksoi se “eliminimi i krye-terroristit Nasrallah është një nga veprimet më të justifikuara kundër terrorizmit që Izraeli ka ndërmarrë ndonjëherë.”
Katz e përshkroi Nasrallah si një figurë që i ka kushtuar jetën shkatërrimit të Izraelit dhe e udhëhoqi Hezbollah-in në mbi 30 vjet aktivitete terroriste, duke theksuar se ai “meritonte të rrëzohej.”
Ai përgëzoi kryeministrin Benjamin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes dhe anëtarët e kabinetit për miratimin e këtij aksioni, si dhe IDF-në për planifikimin dhe ekzekutimin e tij.
“Eliminimi i krye-terroristit Nasrallah është një nga veprimet më të justifikuara kundër terrorizmit që Izraeli ka ndërmarrë ndonjëherë.
Nasrallah, i cili ia kushtoi jetën shkatërrimit të Izraelit dhe udhëhoqi mbi 30 vjet aktivitete terroriste kundër Izraelit, përfshirë ditët e fundit, meritonte të rrëzohej.
Përgëzoj kryeministrin Benjamin Netanyahu për miratimin e këtij aksioni të guximshëm, Ministrin e Mbrojtjes dhe anëtarët e kabinetit për miratimin e tij dhe Shefin e Shtabit dhe IDF-në për planifikimin dhe ekzekutimin e tyre të shkëlqyer. Ne do të vazhdojmë të ruajmë sigurinë e Izraelit”, shkruan Katz.
The elimination of arch-terrorist Nasrallah is one of the most justified counter-terrorism actions Israel has ever taken.
Nasrallah, who dedicated his life to the destruction of Israel and led over 30 years of terror activity against Israel, including in recent days, deserved to…
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) September 28, 2024