Kryeministri Edi Rama, në podcatin “Flasim”, ku i ftuar ishte mjeku Kita Sallabanda, foli mes të tjerash edhe në lidhje me skandalin tek “Onkologjiku”.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi atje, ishte tregues që sistemi ka nevojë për përmirësimin e sistemit dhe të menaxhimit.
“Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.
Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi.
Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë: ku ka spitale.
Kam dëgjuar profesorë të huaj që thonë: Nuk e besojmë dot që ka një spital në Shqipëri si ai i sëmundjeve të brendshme. Mundohem të jem realist. Po e pashë unë gri nuk i vjen e keqja njeriu, po e pashë rozë mund të sjellë rozë”, tha ai.