Vendosni fjalën kyçe....

Rama në aktivitetin në SHBA për vlerësimin e ndihmës së Shqipërisë ndaj hebrenjve: Dalim më të fortë në çdo sprovë


Kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve, tha se dy shtetet kishin shpirt të ngjashëm.

“Për ata që kurrë nuk kanë qenë në Tiranë, ishte një bunker i ndërtuar për t’i qendruar një sulmi, por sot një hapësirë të dedikuar viktimave të atyre që e ndërtuan.

Bunkeri të kujton Yad Vashemin, brenda shkallëve me fotot e shqiptarëve të vrarë nga regjimi me shkronja neoni shkruhet “Ata që harrojnë të shkuarën janë të destinuar ta rijetojnë atë”.

Ne shqiptarët e njohim dhimbjen e pashembullt të plagëve të se shkuarës dhe nevojën për të mos i harruar shkaqet e tyre. Jemi dy shtete të vogla por me shpirt të madh.

Besoj se çdo hebre i sapolindur është një bekim për botën.

Duke iu rikthyer shpirtrave të vendeve tona, dua të them se shpirti nuk digjet në furra. Po shpirti triumfon gjithmonë. Shpirtrat tanë janë testuar në mënyra të mëdha e të vogla nga kundërshtitë e së shkuarës, por në fund ata prevalojnë. Dhe vendet tona do dalin më të fortë në çdo sprovë.”