Vendosni fjalën kyçe....

151 viktima nga përmbytjet, Nepali mbyll shkollat


Autoritetet në Nepal kanë mbyllur shkollat për tre ditë pasi 62 persona të tjerë u shpallën të zhdukur mes përmbytjeve të rënda në Lugina e Katmandut.

Disa zona të kryeqytetit Katmandu kanë parë mbi 20 cm reshje shiu, duke çuar në rritjen e lumit Bagmati 2.2 metra mbi shenjën e rrezikut.

Zyrtarët mjedisorë kanë deklaruar se efektet shkatërruese kanë të bëjnë me planifikimin e dobët të qytetit, mungesën e sistemeve të kullimit ose të ujërave të zeza dhe ndërtimet e parregulluara në zonat e përmbytura.