Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë bilancin javor të masave të marra për sigurinë rrugore.
Gjatë një jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht 22 persona, 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 për pa leje drejtimi, 13 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 për largim nga vendi i aksidentit.
Gjithashtu janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.
Njoftimi i policisë:
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (22.09.2024 – 28.09.2024)
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
22 Arrestime dhe procedime penale:
3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
5 persona për pa leje drejtimi.
13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 person për largim nga vendi i aksidentit
Masat administrative:
9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë.
40 masa për xhama të zinj.
552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
6.827 masa për qëndrim të gabuar.
550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
20 raste për tejkalim shpejtësie.
37 raste të ndryshme
11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!