Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua nga Italia në Shqipëri.
Shtetasi me iniciale E.H akuzohet për përndjekje, ndërsa dyshohet se në vitin 2019 kanosi një shtetase, që t’i dërgonte video intime.
“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç.
Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi Policia.